Zaev takohet me Sorosin: Maqedonia ndërmori masa të rëndësishme për stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik

18:00 | 24 Janar 2019
A. B.

Kryeministri Zoran Zaev, në kuadër të agjendës ekonomike dhe politike të Forumit Botëror Ekonomik në Davos, u takua dhe bisedoi me George Soros, themelues i Fondacioneve për shoqëri të hapur dhe me Patrick Gaspar, kryetar i këtij fondacioni.

“Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe integrimi drejt Evropës u vlerësuan si hapa kyçe që sigurojnë stabilitet për vendin dhe rajonin dhe hapin dyert për investime të reja të huaja, për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, informojnë nga shërbimi qeveritare për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev dhe Soros shkëmbyen mendime për intensifikimin e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Fondacioni për shoqëri të hapur me qëllim të sigurohen kapacitete më të mira për kujdes dhe arsim parashkollor për fëmijët dhe për përfshirje më të madhe të qytetarëve romë në sfera të ndryshme në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme