Google ADS

Zaev sot në Sofje do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor

08:13 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev sot do të qëndrojë në Sofje ku do të merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor që organizohet në kuadër të Procesit të Berlinit me të cilin bashkëkryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Në Samit do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefat e shteteve ose qeverive anëtare të BE-së, mes tyre edhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel si iniciatore e Procesit të Berlinit, përfaqësuesi i lartë për politikë të Jashtme të BE-së, Zhozep Borell dhe eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji.

Është paraparë, madje që vendet e Ballkanit Perëndimor në Samit të miratojnë Plan aksionar për treg të përbashkët rajonal./ina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme