Kryeministri Zoran Zaev dje në 1TV i pyetur për dallimet e qëndrimeve të pushtetit dhe opozitës rreth miratimit të ligjit që rregullon statusin e PSP-së tha “jo vetëm ligjërisht, por duhet të bëjmë reforma edhe te kokat tona, posaçërisht kur bëhet fjalë për gjyqësinë.
Duhet të sillemi në mënyrë evropiane, nuk na duhet klientelizëm. Ajo kohë përfundoi. Vendimet gjyqësore duhet të merren vetëm në bazë të dëshmive.
Zaev për pret mbështetjen e OBRM-PDUKM-së, por edhe të BDI-së për Ligjin për prokurorinë publike. Ai thotë se si ka arritur me fqinjët, ashtu do të arrijë brenda. Në vijim, tha Zaev, janë bisedimet, ka takime me ministren e Drejtësisë me përfaqësuesit juridik të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Arritëm gjëra të pamundura. Besoj se edhe këtë do ta arrijmë. Pa atë çështje nuk ka bisedime dhe është obligim i të gjithë neve. Duhet të jemi përgjegjës. Katica Janeva dhe ekipi i saj në kohën më të vështirë ishin shkëndija e shpresës për kthimin e shtetit të së drejtës dhe jemi në rrugë të mirë. Nëse heq dorë për një di╙ka që është me vlerë dhe parimore, kjo do flet për vet mua. PSP është prokurori e pavarur që vazhdon më tej. S’kemi të drejtë të heqim dorë, për shkak se do ta rrënojmë edhe pjesën tjetër të prokurorisë publike në shtet”, tha Zaev.
Ai ceku se nuk është ithtarë i paraburgimeve, dhe vuri në dukje se secilin do të kap ligji, për shkak se dëshmitë materiale mbetëm edhe pse 18 muajt e PSP-së kaluan.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...