Kryeministri Zoran Zaev së bashku me drejtorin e QMK Stojance Angelov janë në një vizitë në terren në Berovë.
Qeveria ka marrë disa vendime në lidhje me zjarret që do të zbatohen në rajonin Berovë-Pehçevë dhe në Staro Nagoriçane, ku edhe pse zjarri është shuar, me forcimin e erës ai është riaktivizuar.
Kryeministri Zoran Zaev, i cili ka qenë në rajonin e Berovës që nga mëngjesi i sotëm, pret që zjarri pranë Budinarcit të shuhet sot ose më së voni deri nesër, i cili aktualisht është më i madhi në vend.
Ai tha se sistemi funksionon dhe se së bashku me pesë njësi të huaja, zjarrfikësit tanë po operojnë me sukses në terren.
Zaev gjithashtu iu referua situatës me Covid-19 dhe u bëri thirrje të gjithëve që të vaksinohen.
Ai shtoi se janë miratuar masa në nivel të Qeverisë për të ndaluar tubimet në ambiente të mbyllura, të gjitha ngjarjet e organizuara, ndërsa pacientët nga qytetet tjera si Tetova dhe Gostivari të trajtohen në Shkup, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive./Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...