Google ADS

Zaev: Shumicë ende nuk ka, do ta dimë në ditën e votimit

20:39 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në intervistë për televizionin Sitel deklaroi se “shumicë prej dy të tretave për miratimin e amendamenteve kushtetuese ende nuk ka” dhe shtoi se kjo do të dihet gjatë votimit. Megjithatë ai shpreson se i gjithë procesi do kalojë në Maqedoni, por edhe në Greqi për shkak se që të dy vendet duan të përfundojnë me kontestin tre dekadash.

Zaev sqaroi se secili amendament miratohet me shumicë të thjeshtë dhe më pastaj hapet kontrolli i përgjithshëm për tekstet dhe secili amendament votohet veçmas me shumicën prej dy të tretave. Më pastaj votohet për të gjithë amendamentet bashkërisht me shumicë prej dy të tretave dhe në fund hapet ligji kushtetues për të cilin gjithashtu nevojitet shumica prej dy të tretave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se kërkesat e Aleancës për Shqiptarët kanë qenë të aspektit teknik dhe se ata janë pranuar ndërsa sa i përket kërkesave të tjera, për të cilat ende diskutohet, ai ai tha se kërkohet zgjidhja më e mirë për qytetarët shqiptarë.

“Sa i përket pjesës së mbetur për të cilët diskutohet dhe kërkohet zgjidhje, për shkak se në shtetësinë shkruan maqedonas/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore, të mos etiketohen si maqedonas për shkak se janë shqiptar, megjithatë janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore apo deri tash Republikës së Maqedonisë. Në një konstilacion të tillë besoj se do të gjej zgjidhje, këtu kërkohet mënyrë”, thekesoi Zaev mes tjerash./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme