Google ADS

Zaev shtyn dorëheqjen, autorizohet për negociata

22:44 | 9 Nëntor 2021
L G

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev do ta shtyjë dorëheqjen e tij deri në stabilizimin e vendit, bëjnë të ditur burime partiake për “Fokus”.

Kjo do të thotë se do të bëhet votëbesimi ndaj Qeverisë.

Një nga argumentet për shtyrjen e dorëheqjes është mundësia që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në në dhjetor.

Zaev pret që vendi të fillojë negociatat në dhjetor për shkak të mbështetjes së fortë ndërkombëtare.

LSDM e autorizon Zaevin edhe për të negociuar rritjen e shumicës parlamentare./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme