Zaev: Shteti dhe pavarësia jonë qofshin të përjetshme

14:07 | 8 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, me rastin e 30-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ka dërguar mesazh urimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se Dita e Pavarësisë është një nga datat më të shenjta dhe më të ndritshme në historinë e Maqedonisë.

“Në jubileun e 30 viteve të pavarësisë, historia jonë, shpresat tona, kujtimet tona, aspiratat tona të arritura janë përmbledhur. Të dashur maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vllehë, boshnjakë … Të dashur bullgarë, kroatë, malazezë dhe të gjithë të tjerët,

Gëzuar Jubileun – 30 vjet pavarësi. Pavarësia dhe shteti ynë qoftë i përjetshëm.

Rroftë Republika e Maqedonisë!”, ka shkruar Zaev.

Të ngjashme