Kryeministri Zoran Zaev shpreson se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja për çështjen e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe se kjo do të mund të ndodhë para Samitit të Bashkimit Evropian me 28 dhe 29 qershor.
Zaev sot në Haraçinë ku kishte filluar projekti për ndërtesën e re komunale, deklaroi se zgjidhje e shpejtë e çështjes së emrit është e lidhur me, ashtu siç tha ai, dëshirën tonë që të ketë marrëveshje para Samitit të Bashkimit Evropian dhe para Këshillit të BE-së për 25 dhe 26 qershor, duke theksuar se ditët janë të numëruara.
Ai potencoi se është e e rëndësishme që të arrihet zgjidhje cilësore, që do ta ruaj identitetin. Për këtë shkak vendimi edhe më tej duhet të ketë ndikim pozitiv tek qytetarët e vendit për të cilët, ne fund do të vendosin me referendum.
Zaev theksoi se komunikon me të gjitha nivelet në Qeveri në raport me çështjen e emrit dhe se shikojnë strategji të ndryshme për problemin 25-vjeçar. Ai tha se menjëherë kur do të ketë bisedë me kryeministrin Alexis Tsipras, do të informojë publikun.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...