Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot u takua me ambasadoren turke Erkall Kara me të cilën ka biseduar gjatë procesit për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.
Në takim, siç informoi LSDM-ja, Zaev shprehu pritje se së shpejti do ta marrë mandatin dhe se do të formojë qeveri të re.
“Mbi 612.000 qytetarë nga të cilat bashkësitë etnike votuan për ndryshime dhe për zhvillim të Maqedonisë në frymën e vlerave demokratike evropiane. Presim se në kohë të shpejtë do ta marrim mandatin dhe se do ta formojnë Qeverinë e re të qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Zaev.
Ai theksoi se një nga themelet e programit të tyre është Maqedonia të jetë një shoqëri për të gjithë.
“Qëndrimi i LSDM-së është se vetëm qytetarëve të barabartë të cilëve do t’ju mundësohet mënyrë cilësore e jetës mund me sukses të kontribuojnë ndaj zhvillim personat dhe ndaj perspektivave euroatlantike të Maqedonisë. Jemi krenarë që qëndrojmë pas këtij koncepti që e mbështetën edhe qytetarët në zgjedhje. Për të gjitha çështjet e hapura biseduam nëpër zgjidhet kushtetuese dhe shpresoj se në kohë shumë të afërt Maqedonia do të formojë Qeveri përgjegjëse në të cilën prioritet do të jetë vetëm interesat e qytetarëve”, ka thënë Zaev në takimin me ambasadoren turke.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...