Zaev shpalosi përmbajtjen e letrës dërguar Ivanovit

12:55 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Pasi e mori mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev lexoi letrën e garancisë të cilën ia ka dërguar presidentit Gjorge Ivanov,

“Garantohet unitaritet, sovraniteti integriteti territorial, pavarësia dhe multietniciteti i Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të renit Kushtetues, dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të interesave shtetërore dhe avancim e jetës për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësisë etnike, religjioze dhe përkatësisë gjuhësore”

“Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e Maqedonisë do të jetë në përputhje me vlerat themelore demokratike të sundimit të drejtësisë duke mos e vendosur Maqedoninë në situatë të nënshkrimit ose varshmërisë ndaj ndonjë shteti tjetër. Asnjë dokument Platformë, Deklaratë, Akt ose veprim që do të ishte në kundërshtim me qëndrimet e thëna më parë nuk mund të jenë kusht, e as bazë për formimin e as veprimin të Qeverisë së Maqedonisë”, tha mandatari Zoran Zaev, raporton SHENJA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme