Zaev: Shitja e tokës shtetërore vetëm për qëllime bujqësore

08:23 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Koncesionarët e tokës bujqësore shtetërore do të kenë mundësi t’i blejnë tokat e punueshme për të cilat kanë koncesione dhe të bëhen pronarë të tyre, tha në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, kryeministri Zoran Zaev.

Ai sqaroi se zgjidhja ligjore duhet të sqarohet dhe tashmë është në përpunim e sipër, dhe si blerës të tokës, përveç koncesionerëve mund të paraqiten edhe persona tjerë fizikë ose juridik. Megjithatë, siç tha Zaev, në procedurën për privatizim do të ketë edhe disa kushte:

Kushti i parë është se nuk mund të urbanizohet. Nuk mund të shitet më pak se 10 hektarë. Copëtimi është rrezik më i madh për urbanizim. Duhet të jetë ekskluzivisht për veprimtari bujqësore. Pronari i ri do të paguajë tre herë më shumë tatim nëse nuk e punon ose jep me qira. Qëllimi është të vihet në funksion,” tha Zaev.

Kryeministri tha se çmimet e shitjes ende janë duke u përcaktuar dhe se shitja do të bëhet përmes ankandit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme