Kryeministri Zaev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u takuan me tre prindër, përfaqësues të prindërve të cilët kanë shfrytëzuar masën për vazhdim të pushimit të lindjes për shkak të pandemisë me Covid-19, ndërsa të cilët reaguan në vendimin e Qeverisë më 23 shtator 2020, të gjithë prindërit e fëmijëve prej 0 deri në moshën 6 vjeçare të kthehen në vendet e tyre të punës, pasi që kopshtet filluan me punë me 9 shtator.
Përfaqësuesit e prindërve parashtruan kërkesë deri te Kryeministri dhe ministrat për vazhdim të përkohshëm të masës për vazhdimin e pushimit të lindjes, prej 1 deri në 2 muaj, me qëllim të përshtatjes më të lehtë me situatën e re të krijuar dhe përkujdesit më efikas të fëmijëve të tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në deklaratën e Qeverisë thuhet se kryeministri Zaev i bindi prindërit se prioritet i Qeverisë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve dhe se Qeveria do të ketë parasysh kërkesat e tyre, veçanërisht për kërkesat specifike dhe nevojat e grupeve të caktuara të prindërve.
“Marrim si obligim që të shqyrtojmë kërkesat dhe nevojat tuaja dhe tu përgjigjemi në afat sa më të shkurtër. Do të tregojmë fleksibilitet maksimal për raste të caktuara specifike. Lidhur me pasqyrën epidemiologjike, me vëmendje i ndjekim rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe si rrjedhojë gjithmonë mendojmë për vendimet e marra, arsyetimin e tyre dhe nevojën për korrigjimin e tyre. Shëndeti i qytetarëve është prioriteti ynë, por duhet të mësojmë të jetojmë me pandeminë”, deklaroi Kryeministri Zaev.
Ministri Venko Filipçe theksoi se çdo masë e re hap çështje të reja dhe se masat do të pësojnë ndryshime sipas situatës së re dhe nevojave specifike të prindërve të caktuar.
“Me dokumentacion adekuat mjekësor, prindërit e fëmijëve të hyjnë në grupin e rrezikuar, mund të përjashtohen nga detyrimi për t’u kthyer në punë. Megjithatë, do të theksoj se fëmijët më të vegjël kanë imunitet mjaft të lartë dhe se deri më tani nuk kemi rast të fëmijëve të sëmurë rëndë në vendin tonë”, theksoi ministri Filipçe.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska i bindi prindërit se në përputhje me sondazhet që ministria kompetente i bën në teren, në kopshte ka shumë vende të lira për të gjithë ata prindër që deri më tani nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre.
“Inspektorët tanë me vëmendje e ndjekin gjendjen në terren dhe ju siguroj që situata është nën kontroll të plotë. Gjithashtu, apeluam deri te prindërit të cilët i kanë regjistruar fëmijët e tyre në kopsht, ndërsa nuk i dërgojnë, të lirojnë vendet për prindërit të cilët kanë nevojë për këtë lloj të përkujdesit. Këtë proces më tutje duhet ta ndjekin dhe ta kontrollojnë kopshtet dhe komunat”, nënvizoi Shahpaska.
Në fund të takimit, Kryeministri Zaev dhe dy ministrat ua përcollën prindërve vendosmërinë e fuqishme që tërësisht të respektojnë kërkesat e tyre dhe se Qeveria gjithmonë do të sjell vendime në bazë të interesit të tyre.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024