Kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve tha se beson që për disa ditë do të propozohet ministri i Shëndetësisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ministri pa resor për Investime të Huaja dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës.
“Besoj se për disa ditë do të propozohet ministri i Shëndetësisë këtu në Kuvend, ministri pa resor dhe zëvendësministri, që të kompletohen të gjithë resorët në Qeveri, ndërsa deri atëherë zëvendësministri, sekretari shtetëror dhe të tjerët në Ministri e kryejnë punën”, tha Zaev.
Gjithsesi, theksoi, kjo nuk është e njëjtë, por kanë kaluar vetëm dhjetë ditë.
“Sa më shpejt që mundemi do të dalim me propozim-vendim”, shtoi Zaev.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”