Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sonte në Bruksel u takua me kryetarin e Kuvendit Evropian, David Sassoli.
Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryeministri Zaev falënderoi kryetarin Sassoli për përkrahjen e Kuvendit Evropian dhe eurodeputetëve, të cilët me shumicë të madhe pranuan rekomandimin e Komisionit Evropian që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet për anëtarësim në BE, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zaev theksoi se ende është optimist se vendimi për nisjen e bisedimeve do të merret në samit gjatë ditës së nesërme.
Secili vendim tjetër, përveç nisjes së bisedimeve, si njohje për reformat e realizuara dhe dhe për vendimet politike serioze, do të jetë inkurajim për forcat regresive në vend dhe do të negativisht tek vendet tjera sa i përket proceseve eurointegruese.
Sassoli vërtetoi edhe njëherë miratimin koncensual të eurodeputetëve duke thënë se Maqedonia është sotrje e suksesshme për BE-në, posaçërisht për mënyrën se si u zgjodhën kontestet me Greqinë dhe Bullgarinë.
Sassoili tha se këto mesazhe ai do të përcjell në Kuvendin Evropian dhe do të kërkojë vendim pozitive për nisjen e bisedimeve.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...