Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të vizitës së punës dy ditore në Greqi, sot realizoi takim me presidenten e Republikës Greke, Katerina Sakelaropulu.
Kryeministri Zaev falënderoi për mundësin që të takohet me presidenten Sakelaropulu si një afirmim dhe kontribut tjetër për përmisimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e besimit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si shembull i fqinjësisë së mirë në rajon.
Sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, gjatë kohës së bisedës, në të cilën morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytiqi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u vlerësua se Marrëveshja e Prespës, përveç zgjidhjes së çështjes së hapur tre dekadëshe në mes dy vendeve fqinjëve, krijoji unitet dhe partneritet, dhe sot Greqia është mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e saj për integrim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Zaev shprehi besimin se Greqia do të jetë një nga lobistët kryesor për fillimin e suksesshëm të konferencës ndërqeveritare të parë gjatë kohës së presidencës gjermane në Këshillin e Bashkimit Evropian, me të cilin do të filloj procesi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Bashkëpunim i ngushtë me Greqinë ishte i një rëndësie të veçantë edhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe si aleat në Aleancë. Greqia tani është e angazhuar për rruajtjen e qiellit mbi vendin tonë.
Kryeministri Zaev dhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropulu biseduan edhe për potencialet për zgjerim dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, e cila do të duhet të nxitet edhe nga takimi i dytë i Këshillit për bashkëpunim në nivel të Qeverive në Athinë në të cilin do të bisedojnë për implementim të mëtejshëm me Planin Aksional për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimit të Republikës së Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, siç është paraparë në Marrëveshjen e Prespës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...