Google ADS

Zaev: Rrjeti 5G do të shkaktojë më shumë efekte pozitive sesa energjia elektrike

19:31 | 23 Tetor 2020
Arbresh.info

“Kur flasim për digjitalizimin si revolucioni i katërt, rrjeti 5G do të shkaktojë më shumë efekte pozitive, se sa kur u paraqit energjia elektrike dhe do të jetë instrument për transformim, gjegjësisht për digjitalizimin e industrive tradicionale”.

Këtë sot e tha kryeministri Zoran Zaev, pas nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim për siguri të teknologjive 5G, me nënsekretarin për rritje ekonomike, energji dhe ambient jetësor në Qeverinë e SHBA-së, Keith Krach.

Zaev tha se me Memorandumin, RMV dhe SHBA-të e konfirmojnë dëshirën e tyre për përforcim të bashkëpunimit për zbatimin e teknologjisë 5G.

Ndërsa Keith Krach tha se Maqedonia e Veriut si vend-kandidat për anëtarësim në BE ka detyrim t’i harmonizojë politikat kombëtare për zhvillimin e komunikimeve elektronike me politikat e BE-së./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme