Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë, ka folur edhe për rikonstruimin e Qeverisë. Ai thotë se rikonstruimi do të ndodh së shpejti ndërsa do të pasojnë edhe emërimet e personave të shkarkuar.
“Unë kam ide mjaft të qartë se cilat zgjidhje duhet të merren. Po bëj konsultimet e fundit. Shkarkimeve menjëherë duhet t’i pasojnë emërimet e reja. Prandaj ky proces nuk është aq i thjeshtë. Pakoja duhet të jetë e paketuar plotësisht. Dua të theksojë se rikonstruimi paraqitet si domosdoshmëri dhe nga synimi për të rritur dhe forcuar shumicën parlamentare. Me rritjen e shumicës parlamentare hapet shansi për ndryshim aty ku nuk ka rezultate. Është krejtësisht logjike për mua që dikush nëse nuk mund të japë rezultate të shkarkohet ose të tërhiqet. Ndoshta këta njerëz janë më të dobishëm në pozicione tjera”, deklaroi Zaev.
Ai shtoi se ministrat duhet të tregojnë rezultate në dikasteret e tyre të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.
“Unë nuk i shoh njerëzit në Qeveri si njerëz nga LSDM-ja, njerëz që kanë ardhur nga fusha e ekspertëve, nga sektori civil apo nga ndonjë parti tjetër. Unë i shoh ata si njerëz që do të japin rezultate. Një kriter shtesë për mua është se sa ndikon puna e tyre për të vërejtur dallimin nga politikat e qeverisë së mëparshme, nëse puna e institucionit ka ndryshuar për mirë”, ka thënë Zaev.
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...