“Përgatitja e ribalancit të Buxhetit për vitit 2019 është në fazën finale dhe do t’i japë mbështetje projekteve kapitale dhe masave të reja për rroga më të larta dhe për shërbime më të mira për qytetarët”.
Kështu ka shkruar në Facebook kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me ministren e re të Financave, Nina Angellovska dhe zëvendësen e saj, Shiret Elezi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më vjen mirë që po ritet edhe numri i grave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vazhdojmë me mbështetje e barazisë gjinore dhe përforcimin e ndikimit të grave mbi ngjarjet politike në vend. Ministrja, Nina Angellovska dhe zëvendësja Shiret Elezi e kanë mbështetjen time të plotë ta menaxhojnë arkën shtetërore duke e përcjellë interesin e qytetarëve”, shkroi kryeministri Zaev.
Ndryshe, pas shkarkimit të Dragan Tevdovskit, në pozitën e drejtueses së Ministrisë së Financave ka ardhur Nina Angellovska.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?