Kryeministri i vendit Zoran Zaev në një konferencë për shtyp foli për takimin e djeshëm me liderin e opozitës maqedonase Hristjan Mickoski.
Ai tha se kanë rënë dakord që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për në muajin shtator, dhe për këtë ka konsultuar gjatë pushimit të takimit edhe partnerët e koalicionit dhe me Presidentin e Kuvendit dhe të Republikës, ndërsa në muajin tetor rrethi i parë votimeve për zgjedhjet lokale dhe në nëntor rrethi i dytë.
“Regjistrimi do të kryhet nga 5 shtator deri më 30 shtator. Ndërsa fushata elektorale do të fillojë menjëherë më 1 tetor dhe brenda muajit tetor do të kemi rrethin e parë të zgjedhjeve, ndërsa në nëntor do të kemi rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale”./alsat
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...