Kryeministri Zoran Zaev, shprehet i vendosur se regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhjet lokale do të mbahen në afatet e caktuara. Edhe krahas mungesës së regjistruesve për momentin, kryeministri Zaev thotë se pas kërkesës së VMRO-së u shty njëherë regjistrimi, ndërsa tani ka vullnet të mirë si nga pushteti dhe opozita që regjistrimi të realizohet me sukses. Ai apelon deri tek qytetarët e lirë dhe institucionet të ndihmojnë për të gjetur numrin e duhur të regjistruesve.
Bëj apel deri tek të gjithë, pavarësisht nëse janë institucione, firma private, para së gjithash deri tek qytetarët, por edhe tek subjektet politike të ndihmojnë deri në sigurimin e plotë të numrit të regjistruesve. E potencoj se nga 25 mijë deri në 45 mijë denarë janë të ardhurat për ata regjistrues për 25 ditë anketim, detajet i tregoi drejtori i Entit për Statistika. Kështu që regjistrimi jo vetëm që nuk duhet të mendojmë anulimin, por ai është obligim i jonë, detyrim i joni. Të gjithë jemi bashkë në këtë punë edhe opozita është pranuar dhe është inkuadruar brenda regjistrimit me kërkesat e saj- deklaroi Zoran Zaev.
Lidhur me vendimin për mos bërjen e ndryshimeve në Kodit Zgjedhor, kryeministri Zoran Zaev fajëson për bllokim opozitën, respektivisht partinë “E majta”. Por thotë se kërkesat e opozitës për shenjat e gishtave dhe numri më i madhe i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së janë bërë me ndryshime të ligjit. Ai shpreson se rekomandimet që nuk u miratuan në Kuvend, pavarësisht kësaj, do të mund të vendosen nga institucionet përkatëse në formë të rregulloreve.
Është gjetur zgjidhje dhe i jam falënderues ministrit të Drejtësisë, KSHZ-së, Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, përfaqësuesve të mediave… Formulimin i cili u propozua në ligjin e ri besoj se të gjithë këta institucione do ta adaptojnë me rregullore dhe udhëzime që të mund të jetë si formulim i harmonizuar i të gjithë pjesëmarrësve, katër partive më të mëdha dhe partive më të vogla. Kështu që janë të zgjidhura të gjitha këto dilema-pohoi Zoran Zaev.
Regjistrimi i popullsisë do të duhet të fillojë më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator. Ndërsa nga Enti i Statistikave e kanë shtyrë edhe për një javë afatin për pranimin e regjistruesve të ri. Kjo për shkak të numrit të ulët të personave të interesuar për regjistrues, posaçërisht në rajonet shqiptare. Ndërsa rrethi i parë i zgjedhjeve lokale është caktuar për më 17 tetor. Partitë duhet t’i dorëzojnë kandidaturat deri më 11 shtator, ndërsa fushata parazgjedhore fillon më 27 Shtator dhe përfundon më 15 tetor.
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...