Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot ka realizuar bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën ka diskutuar për ngjarjet politike në vend, vizitën e Tsiprasit, si dhe çështjen për nisjen e bisedimeve me BE-në.
Siç njoftojnë nga qeveria, në bisedë thënë se vizita e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Maqedoninë e Veriut, si dhe seanca e përbashkët qeveritare ka qenë moment historik. Merkel dhe Zaev kanë thënë se zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Zaev e ka njoftuar Merkelin për ngjarjet tjera politike, si dhe rezultatet konkrete që janë arritur në vend. Formimin e Komisionit për Antikorrupsion, miratimin e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe reformat në siguri dhe administratë publike”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ata shtojnë se duke pasur parasysh reformat në vend, kryeministri Zaev ka kërkuar ndihmë nga Merkel në lidhje me vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, vendim që Këshilli i BE-së duhet ta merr në qershor.
“Zaev në bisedë tha se duke pasur parasysh që Maqedonia e ka statusin e vendit kandidat që nga viti 2005, ka nënshkruar marrëveshjen e Prespës dhe ka arritur rezultate në procesin e reformave”, thonë nga qeveria.
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...