Koordinatori i grupit parlamentar ASH-AAA, Skender Rexhepi – Zejdi në seancën e sotme për pyetje deputetësh ka parashtruar pyetje për rastin “Monstra” për të cilin u shpall aktvendimi ditën e martë.
Ai tha, sikurse u akuzuan në fillim të akuzuarit, si “terrorist islamist”, me të njëjtën akuzë i dënoi për të dytën herë edhe “marioneta e radhës”.
“Nuk jemi fëmijë. E dimë shumë mirë, se kur flitet për një rast terrorist duhet të kesh organizator. Duhet të kesh kush ta merr përgjegjësinë. Duhet ta kesh motivin. Duhet t’i kesh edhe arritjet e tyre. Akuza për terrorizëm është e fuqishme, por kur ke dëshmi. Në momentin kur nuk ke dëshmi, bëhesh pjesë e talljes. Por, çfarë është më e keqja, se nuk u gjend asnjë armë me të cilën u ekzekutuan fëmijët. Imagjinoni, në burgjet apo në stacionet e Maqedonisë, ku dhuna është e pranishme në vazhdimësi, nuk kanë mundur t’ia nxjerrin me dhunë informacionin se ku janë armët? E kjo është tallje. Akuza për terrorizëm është arsye e dytë se kemi të bëjmë me rast të montuar. E treta është raporti i “State Department”, tha Rexhepi.
Deputetit të Alternativës, Skender Rexhepi për rastin “Monstra” i është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev.
Ai ka thënë se rastet e tilla, nuk janë punë e tij, as e Rexhepit, por e prokurorisë dhe gjyqësorit.
“Jam takuar me familjet e të dy palëve, të akuzuarve dhe të dëmtuarve. I kam dëgjuar. Por, në fund është gjyqësori ai që merr vendime. Pse atë vit kur keni bashkë me mua në pushtet, nuk keni bërë diçka? Sepse nuk është puna ynë. As punë e juaja, e as e imja. Kjo është punë e Prokurorisë Publike dhe e Gjykatës”, tha Zaevi duke u përgjigjur pyetjes së deputetit, Skender Rexhepi.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...