Google ADS

Zaev: Qeveria do të forcojë luftën kundër gjuhës së urrejtjes

20:10 | 8 Tetor 2020
Arbresh.info

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel, Kryeministri Zoran Zaev siguroi se Qeveria do t’i japë përparësi luftës kundër gjuhës së urrejtjes në Maqedoni të Veriut, informon korrespondentja e AIM-së nga Brukseli.

I pyetur se cilat janë masat specifike të planifikuara nga Qeveria për të trajtuar këtë fenomen, Zaev siguroi se Ministria e Drejtësisë tashmë ka filluar aktivitetet dhe konsultimet me organizatat e shoqërisë civile për të identifikuar dhe zbatuar nenet përkatëse ligjore.

“Ekziston besim se legjislacioni e parashikon atë, por fatkeqësisht ende nga gjyqësori i pavarur, ata janë prokurorët dhe gjyqtarët, nuk vendosin masat e duhura, mund të ketë arsye për këtë apo jo, por vetë nga takimet e punës do të del rezultati dhe do të përcaktohet nëse duhet të shkohet saktësisht në zbatimin e masave, sigurisht me qëllimin përfundimtar për të eliminuar ose zvogëluar plotësisht këtë tendencë të gjuhës së urrejtjes ose nëse ka nevojë për të ndryshuar një ligj, ne jemi të gatshëm ta bëjmë atë sepse niveli është padyshim i lartë ndaj reagimeve nga qytetarët, dhe siç e dini që ne dëgjojmë publikun, ne do të veprojmë saktësisht sipas këtyre sugjerimeve”, tha Zaev.

I pyetur se sa larg është hetimi për brutalitetin e policisë kundër anëtarëve të bashkësisë etnike rome në Manastir, Zaev tha se sanksionet janë marrë dhe se hetimi po ndjek rrjedhën e saj./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme