Google ADS

Zaev: Propozim-ligji për Prokurori Publike është zgjidhje strukturore dhe sistematike

16:33 | 23 Janar 2020
A. B.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se “Propozim-ligji për Prokurori Publike është bërë që politikanët të mos kurdisin prokurorë, por të jetë zgjidhje strukturore dhe sistematike larg duarve të politikanëve”.

“Me këtë ligj garantohen të gjithë rastet aktuale, procedurat parahetimore të nisura, hetimet, proceset gjyqësore pa dallim se për cilën bëhet fjalë, duke përfshirë këtu edhe lëndët e PSP-së, por edhe të Prokurorisë për Krim të Organizuar. Nëse OBRM-PDUKM është për një zgjidhje të tillë unë ju bëj thirrje, dhe këtë me siguri do ta bëjë edhe ministrja e Drejtësisë si lidere e grupit të punës nga ana jonë, që nesër të ulen grupet e punës dhe menjëherë të bisedojnë”, thotë Zaev i cili shton se në të kundërtën kjo mbetet vetëm një vërtetim serioz se dikush vepron dhe ekziston vetëm që të ndalojë përgjegjësinë për krimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai për konferencën e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ku tha se nuk do të marrin pjesë në bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike nëse s’pranohen vërejtjet dhe propozimet e tyre, tha se e gjithë kjo është rezultat i instruksioneve që vinë nga Budapesti.

“Me kërkesën e opozitës që të propozohet prokurori publik, Mickoski dërgon mesazh se ka për qëllim të mbesë në opozitë”, tha mes tjerash Zaev.

Gjithashtu ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zaev përmendi se me miratimin e këtij ligji do të mund të jepen argumente shtesë liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian kur të vendosin nëse do të fillojnë bisedimet mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme