Bisedimet me Bullgarinë u ngadalësuan për shkak të procesit të atjeshëm zgjedhor dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, gjatë bisedës me redaktorin e “Kathimerini”, Atanasios Elis, në Forumin Ekonomik “Delfi”.
Ai tha se pret që Greqia si partneri ynë strategjik të na ndihmojë në zhbllokimin e fillimit të negociatave, edhe pse, siç shtoi, nuk mund ta definojë problemin që e kemi me fqinjin tonë lindor.
“Bullgaria e shpiku këtë çështje. Unë bile nuk mund ta shpjegoj – cili është problemi tani, sepse është problem qesharak, problem që nuk ekziston. Ne duhet të gjejmë zgjidhje sepse kjo është e dobishme edhe për Bullgarinë, edhe për Maqedoninë e Veriut. Në këtë mënyrë do të kemi dobi. Besoj se ka zgjidhje, pasi duhet të bëjmë vetëm një hap para, e ai hap është – Konferenca Ndërqeveritare”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Nga aspekti gjeografik ne i përkasim Evropës, të rrethuar me vendet anëtare të BE-së, ndërsa Komisioni vazhdimisht na tregon – jeni të gatshëm për negociatat aderuese, tha zv/kryeministri Nikolla Dimitrov duke folur në forumin ekonomik, i cili negociatat aderuese me BE-në i quajti sagë. Duke theksuar se anëtarësimi në Union është shumë i rëndësishëm dhe në interes të vendeve anëtare dhe institucioneve në Bruksel, tha se Evropa tani duhet ta realizojë premtimin.
“Mendoj se ajo që po ndodh me ne, nëse Evropa do ta mbajë premtimin, do të jetë mesazh për vendet e tjera të rajonit. Suksesi ynë do të jetë sukses i BE-së, për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për fqinjin tonë, Greqinë, por gjithashtu edhe për Bullgarinë si dhe për miqësinë tonë me Bullgarinë”, theksoi Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...