Sot është dita e dhjetë, që kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është në pritje të përgjigjeve nga partitë shqiptare për tu bërë ose jo pjesë e shumicës parlamentare.
Ai tha se në fillim të majit u ka dërguar ofertat partnerëve potencial për të hyrë në koalicionin qeveritar, por tani sipas tij, radhën e kanë këto grupe deputetësh që të diskutojnë në organet e partive dhe të marrin vendimet, shkruan tv21.tv
“Unë pres përgjigje nga të gjithë ata. Mbrëmë veç se u dëgjova me njërin nga liderët e këtyre grupeve parlamentare. Sot kam për qëllim t’i marr sërish në linjë telefonike, por jo takime, për t’i parë sesi po zhvillohen gjërat. A do të mundet diçka të precizohet apo të ndihmohet. Unë dua që të rritet shumica parlamentare, por duam të arrijmë cilësi të re në kabinetin qeveritar, duke marrë përgjegjësi të reja, të cilat në këto momente të rëndësishme do të ndihmojnë”, tha Zaev.
Nga grupi parlamentar i udhëhequr nga Afrim Gashit thonë se bisedimet janë në fazën përfundimtare dhe sot presin të zhvillojnë konsultimet plotësuese. Nga Zyra për informim nuk japin më shumë detaje, por thonë se tre deputetët e tyre janë në rrugë të duhur për t’ju bashkangjitur shumicës parlamentare. Kurse, nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, thonë se sot do të marrin një vendim nëse do të jenë në qeveri dhe se cilët do të jenë emërimet e reja të pranuara sipas ofertës së kryeministrisë. “Lëvizja Besa, sot do të mbajë mbledhjen e kuvendit qendror, në selinë e saj në Tetovë.
Organet më të larta të partisë, në atë mbledhje do të shqyrtojmë ofertën e kreut të qeverisë lidhur me negociatat për zgjerimin e shumicës parlamentare. Sigurisht, që në mbledhjen e sotme kryetari Bilall Kasami do të diskutojë ofertën me këshillin qendror dhe do të merret ndonjë vendim”, thanë nga Lëvizja Besa.
Edhe nga Partia Demokratike Shqiptare pakon e ofertës së Zaevit, vazhdojnë ta mbajnë të mbyllur, të paktën për opinionin publik. Kryetari i këtij subjekti politik, Menduh Thaçi, nuk do që të komentojë se a do të jetë pjesë e qeverisë dhe se a kanë shqyrtuar ofertën për të hyrë vet i dyti në shumicën parlamentare.
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...