Google ADS

Zaev: Presim që para 17 nëntorit t’i japim fund problemit me Bullgarinë

15:43 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

“Ne kemi pozicionet tona të qarta dhe precize, do të vazhdojmë të punojmë me Bullgarinë deri në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët fitimtare.  Identiteti maqedonas është krenari dhe do të mbetet ashtu.Presim ditëve në vijim të intensifikohen bisedimet që në fund para 17 nëntorit të arrijmë zgjidhje”, kështu u përgjigj kryeministri Zaev në pyetjen se si i komenton deklaratat e ministrit të Mbrojtjes në Bullgari, Krasimir Karakaçanov i cili tha se Maqedonisë së Veriut i është propozuar një marrëveshje e re për përfunduar mosmarrëveshjet në lidhje me gjuhën dhe identitetin.

“Për momentin ende nuk kemi arritur deri aty në bisedimet me Bullgarinë, por para nesh kemi kushte për këtë gjë. Kjo do të thotë se do të vazhdojmë bisedimet, por nuk mendoj që ky proces duhet të zhvillohet përmes përçarjeve publike. Kuptohet se ne do të informojmë në thelb dhe me kohë për këto çështje me rëndësi, por nuk do të bëjmë show nga ky moment serioz për ardhmërinë tonë evropiane”, tha mes tjerash Zaev./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme