Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, sot u takua me kryetarin e socialistëve hungarez Bertalan Toth.
Ai ka thënë se pret që autoritetet hungareze në përputhshmëri me parimet evropiane dhe konventat ndërkombëtare ta ekstradojnë ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
“Presim të vazhdojë mbështetja konkrete për përforcimin e sundimit të së drejtës, dhe se institucionet hungareze do të veprojnë në përputhje me parimet evropiane dhe konventat ndërkombëtare, dhe se do të sigurohet ekstradimi i Nikolla Gruevskit”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gruevski para një muaji u arratis në Hungari ku edhe fitoi azilin politik. Ai është i dënuar me dy vite burg për rastin ‘Tanku” të PSP-së për blerjen e “mercedesit” luksoz mbi 600.000 euro. Autoritetet e Maqedonisë menjëherë pas arratisjes së tij kërkuarn ekstradimin e tij.
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha