Kryeministri Zoran Zaev pret që premtimi për nisjen e bisedimeve në tetor të këtij viti të realizohet dhe se vendi më në fund do të fitojë datë për nisjen e këtyre bisedimeve.
Reformat në BE, thotë Zaev, mund të jenë proces paralele në zgjerimin e vendeve të rajonit.
“Një vendim i tillë do të vërtetojë kredibilitetin e BE-së në rajon dhe do të jetë rekomandim për vendet me status të kandidatit që të vazhdojnë reformat për të realizuar standardet evropiane dhe të inkurajohen politikat që do të sjellin prosperitet, demokraci dhe stabilitet në rajon. E kuptojmë dhe e përkrahim debatin për reforma në BE, por jemi të bindur se ky proces mund të ecë në mënyrë paralele me procesin e bisedimeve”, tha Zaev në fjalimin gjatë ditës së djeshme në Poznan të Polonisë ku u mbajt Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, përcjell telegrafi maqedoni
Zaev potencon se përkushtimi ndaj zgjerimit do të vërtetojë se rajoni është interes strategjik i BE-së, dhe se këto politika do të ulin interesat e palëve të treta.
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...