Google ADS

Zaev: Presidenti “goditet”

19:08 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas fjalimit të Gjorge Ivanov ka mbajtuar konferencë për shtyp në të cilën tha se Ivanov duhet ta tërheq vendimin dhe ta ndajë mandatin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ivanov me vendim për të mos e dhënë mandatin, goditi shtetin. Ai e thelloi krizën edhe më shumë, duke injoruar 67 nënshkrime të deputetëve. Me këtë sjelle edhe një herë doli në mbrojtje të Gruevskit dhe OBRM-PDUKM. LSDM-ja dhe unë si kryetarë nuk do të lejojmë që dikush të luajë me shtetin. Koncepti të cilën e mbështetën shumica e qytetarëve është e ardhmja e Maqedonisë. Ju bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve. Gjithë kjo që ndodh tani e kemi parë edhe me parë nga Gruevski dhe Ivanovi. Presidenti duhet ta tërheqë këtë vendim dhe ta ndajë mandatin, sepse këtë e garanton Kushtetuta”, deklaroi Zaevi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme