Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot realizoi takim me përfaqësuesuit e Lidhjes nacionale të personave me nevoja të veçanta “Mobilnost” në Maqedoni.
Në takim është vendosur që mes shoqatës dhe qeverisë të ketë bashkëpunim aktiv dhe të vazhdueshëm, si dhe ndryshime me qëllim përmirësimin e jetës së personave me nevoja të veçanta.
“Jemi të gatshëm t’i kyçim qytetarët me nevoja të veçanta në proceset shoqërore dhe t’u mundësojmë që aktivisht të marrin pjesë në zhvillimin e shoqërisë”, tha Zaevi në takim.
Në takim është arritur marrëveshje për takim me drejtorin e ri të Fondit për sigurim shëndetësor me qëllim që të gjenden zgjidhje për problemet e këtyre personave.
Në takim gjithashtu është biseduar edhe për mundësitë për adaptim të shkollave dhe terreneve sportive për fëmijë, sipas nevojave të personave me aftësi të veçanta.
Zaevi në fund të takimit ka thënë se qeveria është e angazhuar të ndërtojë shoqëri të qytetarëve të barabartë me qëllim që të tejkalohen të gjitha problemet.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...