Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook informoi se ai personalisht falënderoi kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Boriossov, për vendimin për të dhuruar një pjesë të çdo vaksine kundër Covid-19, të cilat ishin blerë direkt nga prodhuesit në vendin tonë.
“Pas vendimit për dhurimet e vaksinave, unë personalisht falënderova kryeministrin Borissov, Qeverinë e Bullgarisë dhe popullin bullgar për solidaritetin dhe gjestin human dhe veprimin e jashtëzakonshëm të miqësisë ndaj popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Në falënderimin e kryeministrit Borissov, i thashë atij se dhurimi i disa prej vaksinave të siguruara nga qeveria bullgare është shumë e rëndësishme dhe vjen në një kohë jashtëzakonisht të vështirë të një vale të fortë coronavirusi me të cilën po përballen të dy popujt, të dy shtetet dhe e gjithë bota”, tha Zaev./telegrafi
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...