Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendësi i tij, Nikolla Dimitrov sot do të marrin pjesë në forumin e gjashtë ekonomi Dalfi në Athinë, ndërsa gjatë ditës së sotme dhe nesërme do të takohen edhe me përfaqësues të Greqisë.
Zaev në forum do të diskutojë me redaktorin e “Kathimerini”, Atanasios Elis, ndërsa në ora 16:00 do ta takohet me kolegun e tij, Kyriakos Mitsotakis.
Për dallim nga takimi i mëhershëm kur u takuan në Athinë në shtator të vitit të kaluar, këtë herë Mitsotakis do ta takojë Zaevin në kabinetin e tij.
Zëdhënësja e Qeverisë greke, Aristotelia Peloni në brifin me gazetarët tha në takim do të diskutohet rreth bashkëpunimit bilateral dhe zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.
Po ashtu në forum, kryeministri Zaevi pritet të ketë takim ke kryetarin e Syrizaz, Alexis Tsipras, me ish-kryeministrin e Birtanisë së Madhe, Tony Blair dhe me përfaqësues të tjerë politik dhe ekonomik.
Bashkërisht me kryeministrin, në Athinë janë edhe zëvendësit e tij, Fatmir Bytyqi dhe Nikolla Dimitrov, si dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...