Google ADS

Zaev: Për ne në krye të BFI-së është ai që e vërteton Kushtetuta dhe ligjet

15:17 | 24 Prill 2019
A. B.

Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me problemet në BFI tha se puna e tij është t’u shërbejë qytetarëve, ndërsa puna e Reisit është t’u shërbejë qytetarëve të bashkësisë islame.

Ai tha se duhet të bashkëpunojnë ndërmjet veti dhe se askush s’duhet të ndërhyjë në politikat e bashkësive fetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria nuk do të ndërhyjë te bashkësitë fetare, kështu që s’do të ndërhyjë as në BFI. Nga ministri Spasovski e di se është kërkuar asistencë, kishte dërguare 3 policë. Për ne në krye të BFI-së është ai që e vërteton Kushtetuta dhe ligjet e BFI-së. Qeveria nuk do të ndërhyjë, i qartë është karakteri sekular i shtetit. Dje MPB është thirrur nga të dyja palët, kanë vepruar me vëmendje. Njerëzit i thanë argumentet”, theksoi Zaev.

Ai tha se ka lexuar vendimin gjyqësor, por nëse komenton, do të thotë ndërhyrje politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme