Zaev: Për Kurban Bajram ju porosis që ta përkëdhelni të mirën e dallimeve

16:24 | 21 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka uruar besimtarët myslimanë për festën fetare Kurban Bajram duke ju dëshiruar ditë festive të hareshme, të begatshme, të shëndetshme dhe në atmosferë të mirë, transmeton Portalb.mk.

Zaev në telegram urimin e tij porosit qytetarët që ta përkëdhelin të mirën ndaj njëri tjetrit, të mirën ndaj dallimeve.

“Festa e Kurban Bajramit porosit që ta përkëdhelim të mirën ndaj tjetrit, të mirën e dallimeve. Kjo është porosi motivuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që së bashku të vazhdojmë ta fuqizojmë shoqërinë tonë si një shoqëri për të gjithë, si një rrugë e vetme drejt shtëpisë së përbashkët, në të cilën çdo qytetar ka kushte jetësore të njëjta, lumturi dhe realizim të qëllimeve personale”, thuhet në telegram urimin e Zaev-it.

Zaev ka uruar që kjo festë çdo besimtari t’i sjellë “paqe, solidaritet dhe bereqet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme