Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot nga Vinica paralajmëroi përparësi të partisë së tij në lidhje me marrëveshje për koalicion parazgjedhor me të gjitha partitë tjera, sidomos me ato shqiptare.
Në mesin e funksionarëve të lartë të LSDM-së, por edhe Lëvizjes Besa dhe PDSH-së flitet për një koalicion të mundshëm të këtyre partive për zgjedhjet e 12 prillit.
Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, asnjëri nga kryetarët e partive nuk e kanë hedhur poshtë këtë mundësi.
“Pres të gjejmë forcë që për herë të parë të bëjmë koalicion parazgjedhor me parti nga blloku shqiptar. Koalicionet do të jenë përmbajtësor dhe më të gjerë, ndërsa kjo nuk do të jetë më vonë se 9 marsi, kur është caktuar edhe kongresi i LSDM-së. Kjo na jep të drejtë të jemi favorit për zgjedhjet. Personalisht jam i kënaqur nga bisedimet, pasi flasim për vlera, programe dhe diçka që mund të na lidhë, si dhe për marrjen e përgjegjësive edhe në pushtetin ekzekutiv edhe në atë ligjvënës”, tha Zaev.
Ndërsa në lidhje me listat e kandidatëve, Zaev tha se ka përfunduar propozimi i kandidatëve të mundshëm./telegrafi
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje