Zaev për ‘France press’: Bllokimi i Bullgarisë ngjalli zemërim te ne

14:04 | 21 Nëntor 2020
A. B.

Kryeministri Zoran Zaev për ‘France press’ tha se i vjen keq për bllokimin bullgar dhe se kjo nga ngjallur zemërim në Maqedoninë e Veriut.

Zaev për AFP thotë fqinji lindor e ka befasuar, por beson se mund të gjendet rrugë e mëtejshme.

Duke theksuar absurditetin e gjithë problemit, kryeministri thekson se çdo çështje që ka të bëjë me identitetin maqedonas është ‘linjë e kuqe’.

“Dëshmuan se sa besojmë në vlerat evropiane”, shtoi Zaev e që aludon në kompromisin për ndryshimin e emrin “dhe tani kur Evropa duhej t’i tregojë vlerat evropiane, nuk ishin aty”.

“Bllokimi i Bullgarisë për hyrje të Maqedonisë së Veriut në BE është në kundërshtim me vlerat e bllokut dhe ngjalli shumë zemërim te ne”, tha kryeministri Zaev./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme