Kreu i LSDM-së Zoran Zaev është optimist se ditët në vijim do të ketë zhvillime pozitive për zgjidhjen e krizës në Maqedoni.
Sipas tij për normalizimin e situatës nuk do të nevojitet ndonjë plan B por nuk dha detaje nëse ka ndonjë marrëveshje me partitë tjera. Ai pret që së shpejti të mblidhet Kuvendi dhe të zgjidhet kryeparlamentari i ri ndërsa tha se nuk është kundër që në këtë pozitë të vjen ndonjë deputetë shqiptarë.
“Unë shpresoj të mos ketë nevojë për plan B. Pra, pres që të realizohet plan A. Qëllimi ishte që të marrim mandat dhe të hyjnë në bisedimet edhe për kryetarin e Kuvendit dhe ne do mundohemi që këto ditë të arrijmë marrëveshje për kreun e Kuvendit për të vënë në funksion Parlamentin e Maqedonisë që ai të punojë”deklaroi kreu i LSDM-së Zoran Zaev.
Me letrën e Ivanovit drejtuar liderëve botëror, Zaev është ndjerë i turpëruar. Nëse merr mandatin, tha se dyert e qeverisë së tij do të jenë të hapura për të gjitha partitë shqiptare. Ai u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja ndërsa tha se në rast të një procesi të ri elektoral ai do të fitonte bindshëm.
“Nëse tanin hapim opsionin e zgjedhjeve dhe shkojmë në votime do të kemi prap situatë kur do të dal para presidentit Ivanov me mbi 70 deputetë. E di këtë. Po bie mbështetja e VMRO-DPMNE-së, askush nuk dëshiron tension dhe arsye banale që dikush di mbrojë krimet e tij dhe pasurinë e tij “, shtoi ai, raporton Alsat-M, përcjellë Klan Kosova
Në emisionin “Rruga Drejt…”, kreu social-demokrat tha se vendimi Ivanovit për të mos ia dorëzuar mandatin dhe retorika nacionaliste e VMRO-DPMNE-së në këtë situatë të ndjeshme rrezikon vendin dhe ka për qëllim të mbrojë krimin e Gruevskit. Ai ftoi qytetarët të jenë të qetë dhe tha se për avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk do të ketë nevojë të ndryshohet Kushtetuta ndërsa një gjë e tillë nuk cenon sovranitetin e vendit.
Drejtuesi i LSDM-së tha se nëse arrin të formojë qeverisë do të inicojë reforma në shumë fusha ndërsa në mënyrë të vecantë përmendi gjyqësorin me qëllim për të larguar ndikimin e politikës dhe për të zbardhur të vërtetën për rastet e montuara si Kumanova dhe Monstra.
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...