Kryeministri Zoran Zaev sot nga Kavadari paralajmëroi takim të liderëve. Ai këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske, se a do të takohen liderët në lidhje me PSP-në ashtu siç kërkon OBRM-PDUKM.
“Gjithsesi, është koha që të mbajmë takim të liderëve. Një për shkak të reformave dhe ligjeve reformuese, e dyta, për zgjedhjet presidenciale të cilat po vinë. Dhe e treta, të bisedojmë për ç’do çështje të hapur”, tha Zaev.
Ai shtoi se dialogu është në të mirë të vendit, për të gjitha çështjet e hapura.
“Besoj që së shpejti do të mbahet takimi i liderëve, si përgjigje edhe të shefit të opozitës. Së bashku do të përshtatemi, që të mund ta mbajmë takimin e liderëve”, tha Zaev./telegrafi
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...