Për katër vjet, nga prilli 2017 deri në prill të këtij viti, paga mesatare është rritur për 5.766 denarë, dhe për gjashtë vjet, nga prilli 2011 deri në prill 2017, pagat janë rritur me vetëm 2.153 denarë, njoftoi Kryeministri Zoran Zaev.
“Dinjiteti i punëtorëve është i çmuar dhe kjo është arsyeja pse ne ngritëm pagën minimale në 15.284 denarë, e cila deri para katër viteve ishte 9.000 denarë. Rritja e pagës minimale ka bërë presion që të gjitha pagat të rriten.
Në katër vitet e fundit, pagat janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë sektorët”, shkruan Zaev.
Kryeministri Zaev deklaroi se në prill 2021 paga mesatare ishte 28.438 denarë, që është një rritje prej 10.1 përqind krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2020.
“Dhe ne nuk do të ndalemi këtu. Qëllimi ynë është që ta përmbushim premtimin e dhënë qytetarëve, për një pagë minimale prej 18.000 dhe një pagë mesatare prej 36.000 denarë deri në fund të këtij mandati. Ne do ta arrijmë atë”, shkruan Kryeministri Zaev./Telegrafi/
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...