Zaev: Opozita të përfshihet dhe t’i thirrë qytetarëve të dalin në referendum

23:14 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pret përkrahje nga deputetët e shumicës qeveritare në Kuvend për fillimin e iniciativës për referendumin. Nga Çerkezi i Kumanovës, kryeministri përsëriti se 30 shtatori është data e shënuar për mbajtjen e referendumit.

“Atë që unë e di është se procedurat kanë filluar  në Kuvend. Prej atje me siguri sot do të ketë informata. Për atë që unë jam i informuar, në konsultim me grupin e deputetëve të LSDM-së, BDI-së, dhe të gjitha grupeve të tjera të deputetëve dhe deputetëve nga shumica, e madhe është shumica e deputetëve të cilët me firmosjen e tyre qëndrojnë pas fillimit të iniciativës për shpallje të referendumit”, deklaroi kryeministri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ai i bëri thirrje opozitës të përfshihet dhe t’u bëjë thirrje qytetarëve të dalin në referendum.

“E di se pyetja është ajo të cilën e shpallëm – A jeni për anëtarësim  në BE dhe NATO përmes  përkrahjes së marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, e di që referendumi do të jetë konsultativ edhe njëherë do ta shfrytëzoj rastin që opozita me të vërtetë të përfshihet dhe të bëjë thirrje në votim që të munden qytetarët të dalin në mënyrë masive dhe ta japin votën e tyre”, deklaroi Zaev.

Kryeministri Zaev theksoi se ky është vendim historik që e definon të ardhmen e shtetit.

“E dini që ky është vendim historik jo vetëm për shkak të asaj që është vendim i referendumit, por  për shkak të asaj që përmes atij vendimi definohet edhe e ardhmja e Republikës sonë të Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

Kryeministri theksoi se të gjithë faktorët në shoqëri janë të detyruar të krijojnë kushte që qytetarët në mënyrë të mjaftueshme të motivohen  të dalin dhe të votojnë dhe të japin përkrahje, me çka do të finalizohet  aspirata 27-vjeçare e shtetit drejt NATO-s dhe BE-së.

“Unë jam i bindur se jemi në rrugën e vërtetë dhe e di se do të arrijë referendumi”, tha kryeministri Zaev.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme