Maqedonia e Veriut nuk kërkon që menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por kërkon që pas të gjitha përpjekjeve të bëra të mundësohet hapja e negociatave për anëtarësim, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në ditën e fundit të forumit tremujor “Evropa Vahau” në Gatvajg në Austri.
Në fokusin e diskutimeve në ditën e fundit të forumit ishin perspektivat e Ballkanit Perëndimor në aspektin e integrimit të tij të plotë në BE, ku pjesëmarrësit, përfshirë Komisionerin për Zgjerim të BE-së Johanes Hahn, theksuan se për rajonin është kyçe besueshmëria e perspektivës evropiane.
Zaev theksoi se Shkupi nuk sheh ndonjë alternativë për anëtarësimin e plotë në BE.
“BE është tërheqëse për ne dhe na motivon. Deri tani, kemi bërë shumë dhe kemi besim në Evropën. Ne ndryshuam emrin dhe ruajtëm identitetin” sqaroi kryeministri.
Komisioneri për Zgjerimin të BE-së, Hahn tha se Bashkimi Evropian është i mundur vetëm me pranimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, procesi i rinovimit të brendshëm evropian dhe procesi i zgjerimit, i cili, siç sqarohet, do të zgjasë me vite, duhet të ndodhë paralelisht. Megjithatë theksoi se ai për këtë është i nevojshëm vullneti politik.
Presidentja e krahinës austriake Austria e Poshtme, Johanna Miki Laitner, tha se rajonit duhet t’i jepet një perspektivë e besueshme evropiane.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndihmohen në rindërtimin e tyre, dhe me vende të tilla si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, negociatat para anëtarësimit duhet të fillojnë” tha ajo.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...