Google ADS

Zaev: Nuk ka zgjedhje të parakohshme

17:30 | 30 Korrik 2019
Arbresh.info

Paralajmërimet e funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, se edhe nëse grupet e punës merren vesh për Ligjin për prokurorinë e re publike, ata nuk do ta votojnë atë, pa datë për zgjedhje të parakohshme, nuk do ta dekurajojnë pushtetit që të gjejnë zgjidhje për çështjen e Ligjit për Prokurorinë.

Kështu ka thënë kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se zgjedhje të parakohshme mund të ketë në tetor 2020.

Zoran Zaev, kryeministër

“Do të bëjmë gjithçka që të ndërtojmë konsensus. Mesazhet paralele që na vijnë nga ana e funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së se janë të kota punët e grupeve kur në fund nuk do të ketë votim nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme, neve nuk do të na dekurajojnë të vazhdojmë dhe të afrojmë qëndrimet nëpërmjet gru0peve të punës. Mbetem optimist, ndërsa nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme ato mund të mbahen në tetor 2020”

Kujtojmë se nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, për Kanal5 kishte deklaruar se nëse nuk ka datë për zgjedhje të parakohshme, atëherë ata nuk e votojnë Ligjin e ri për Prokurorinë Publike si dhe do të fillojnë me protesta masovike.

Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE

“Pa datë për zgjedhje të parakohshme nuk mund të kalojmë asgjë tjetër në Kuvend pa dallim nëse grupet e ekspertëve do të pajtohen ose jo. Zaev ka dy mënyra të pajtohet me ne në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, te ulemi dhe të dakordohemi, ose qytetarët të tregojnë se kur do të jenë nëpërmjet protestave masovike”

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur më 11 dhjetor 2016, ndërsa qeverisë aktuale i ka mbetur edhe një vit në pushtet. Para se të shpallen zgjedhjet e reja, duhet të formohet qeveri sipas modelit të Përzhinos, e cila do ta përgatis vendit për zgjedhjet në vitin 2020./albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme