Zaev: Nuk ka marrëveshje me opozitën

17:01 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të takimit të sotëm mes liderëve politik, në konferencë për shtyp tha bisedimet me opozitën do të vazhdojnë edhe më tej dhe paralajmëroi takim të ri mes liderëve.

Ai tha se qëllimet strategjike të Maqedonisë janë anëtarësimi i plotë në NATO dhe BE dhe shtoi se për këto qëllime nuk do të ketë amnisti, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Bisedimet kanë zgjatur, kemi folur për referendumin. Siç keni mësuar, bisedimet do të vazhdojnë edhe më tej me opozitën. Ajo që dua të them është se qëllimet strategjike janë anëtarësimi i vendit në BE dhe NATO. Nuk ka kompromise për këto strategjike. Amnisti të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi nuk do të ketë. Pres që në këto takime të definohet edhe zgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së”, tha mes tjerash Zaev.

Ai shtoi se pasi të përfundojnë këto takime dhe pasi të arrihet marrëveshje me opozitën, do të publikojë të gjitha detajet për të cilat është biseduar./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme