Me bekimin dhe Tomosin për autoqefalinë e KOM-KO që Kisha Ortodokse Serbe i dërgoi Patriarkanës Ekumenike, nuk ka më asnjë pengesë dhe presim që Patriarku Bartolomeu ta shpallë zyrtarisht KOM-KO autoqefale. Le të jetë për shumë vite kjo ditë e madhe, historike për Ortodoksinë dhe shtetësinë maqedonase, ka shkruar në Facebook ish-kryeministri Zoran Zaev.
Ai theksoi se populli maqedonas dhe të gjithë qytetarët, të gjithë së bashku kemi vendosur të jetojmë në paqe, unitet, harmoni dhe përparim.
“Ne vendosëm të zgjidhim problemet dhe të krijojmë një të ardhme. Marrëveshja e Prespës, anëtarësimi në NATO, Ballkani i Hapur dhe politikat e fqinjësisë së mirë janë arsyeja që sot populli maqedonas nuk e ka problem as emrin e vendit të tij maqedonas, as me kishën e tij ortodokse maqedonase – Kryepeshkopatën e Ohrit, as me sigurinë e saj.
Jetojmë dhe do të jetojmë në harmoni me vëllezërit dhe motrat tona ballkanase, e përfundojmë plotësisht pavarësinë tonë shpirtërore dhe shtetërore”, ka shkruar Zaev.
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...