Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev vlerëson se të gjitha procedurat nuk janë përfunduar ende në lidhje me shpalljen e Malit Sharr për Park Kombëtarë. Sipas tij, ende nuk dihet nëse me shpalljen do të ketë probleme nga ana tjetër.
“Ekzistojnë procedura në përputhje me standardet ndërkombëtare për shpalljen e parqeve kombëtare, ne duam t’i plotësojmë ato, kur jemi të shtyrë nga kërkesa për të bërë diçka të mirë si parku kombëtar duhet të dimë se cilat të drejta i mohojmë. Të tilla si e drejta për të kullotur bagëtitë, siç është e drejta për të përdorur burime natyrore.
Në fund me konsensus të marrim vendim, këto janë gjëra të bukura, aq më shumë i promovojmë dhe mbrojmë ato dhe aq më shumë kujdesemi për pasojat. Le të shohim nëse kjo do të thotë mundësi për zhvillim të Kodrës së Diellit, nëse kufizohet diçka, cilat janë perspektivat dhe më në fund do të ketë një vendim”, tha Zaev.
Në pyetjen e gazetarëve se pse lejohet ndërtimi i hidrocentraleve, Zaev tha se qeveria duhet të trajtojë të gjithë palët e interesuara në mënyrë të barabartë.
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha