Le të publikohet gjithçka në lidhje me Reket, unë nuk jam i involvuar. Duam veting dhe prodhim të shpejtë të kuadrove për gjyqësorin. Rritja e pagave nuk është korrupsion parazgjedhor por pasqyrim real i politikave të suksesshme të kësaj qeverie. Çështjet me Greqinë dhe Bullgarinë do të zgjidhen me marrëveshje. Këto janë pjesë e pikave kryesore në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë me kryeministrin Zoran Zaev, i cili ka përmendur edhe se nuk e ka lexuar ligjin tash më të tërhequr me të cilin kufizohen të drejtat për protesta në vend, para se të miratohet në qeveri dhe të futet në procedurë parlamentare.
Mbase jeni të vetëdijshëm për zhgënjimin e madh te qytetarët që ndryshimi i emrit nuk na solli datë për negociata me BE-në, se drejtësia ende nuk u ngjall deri në atë shkallë që duhet në një shtet demokratik, që qytetarët shohin se si lojtarët e mëdhenj nuk përfundojnë në burg, derisa ata pjekin të zitë e ullirit me përmbaruesit dhe mezi ia dalin në fund.
Jam i vetëdijshëm për mangësitë e kësaj qeverie, por edhe të vet sistemit, për shkak se nuk është gjithçka qeveri, së paku jo gjithçka që numëruat. Gjithsesi, zhgënjimi është i pranishëm te të gjithë qytetarët, është edhe tek unë, për shkak se BE-ja nuk solli vendim. Mbetet shpresa jonë që ata do ta korrigjojnë këtë gabim historik. Padyshim, në gjyqësi, pritjet e qytetarëve nuk u plotësuan, prandaj ne flasim me zë shumë të lartë për atë që do të ndodh në të ardhmen në gjyqësor, për shkak se gjyqësor nuk është nën kontroll të qeverisë, të pushtetit ekzekutiv. Ne i sollëm ligjet, parlamenti i votoi, presim shumë gjëra në gjyqësor të përmirësohen. Ajo që tash më është përfitim në gjyqësor është që do të kemi procese transparente, kemi procese në të cilat të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe para drejtësisë që nuk ishte rasti para 2,5 viteve gjatë kohës së pushtetit paraprak, por gjithsesi kjo nuk mjafton. E di që janë sjell disa aktgjykime, disa prej tyre janë të plotfuqishme. Gjithë ajo nuk është e mjaftueshme, por besoj që në të ardhmen do të ketë më shumë aktgjykime konkrete.
Më 3 dhjetor është seanca e parë për rastin “Reket”? Opozita deklaron që koka e oktopodit jeni ju. A mund të një operacion i atillë të ndodh pa diturinë tuaj?
Nuk mund pa ditur kryeministri, nëse kryeministri është autokrat dhe nëse ka kontroll mbi të gjitha proceset në shtet. Punë të atillë mbase nuk ka pasur gjasa të del në sipërfaqe po të kishte ndodhur në kohën e Nikolla Gruevskit. Në raste të tilla zakonisht klika në pushtet do t’i kishte grumbulluar paratë, por tani kryeministri e denoncon rastin, unë vet e denoncova rastin dhe kjo është thënë qartë edhe nga prokuroria dhe nga të gjithë. Rezultoi se në fund atë që e dëgjojmë nga mediat si përpunojnë materiale të caktuara, që Orce Kamçev i cili është i përfshirë në këtë rast të dhënies së ryshfetit, apo siç thotë dikush, reketim, rezulton se ai ka dhënë donacione serioze për VMRO-DPMNE. VMRO-DPMNE është futur në krim të rëndë edhe atë në zgjedhjet e fundit kur është konstruktuar vet rasti “Reket”. Unë do të doja që një hetim i tillë të hapet deri në fund t’i shoh bazat. Zoran Zaev është denoncues i rastit, Zoran Zaev nuk është nën hetim, nëse ka çfarëdo në lidhje me këtë rast, dëshiroj të zbardhet.
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...