Google ADS

Zaev: Nuk do të ketë federalizim, nuk do të ndryshohet kushtetuta

15:25 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në sallën e konferencës së Kuvendit, në konferencë për shtyp, tha se proceset demokratike nuk janë të lehta dhe kërkojnë durim por do t’ia arrijmë qëllimit. Sipas tij, si shumicë parlamentare ata e kanë dëshmuar këtë.

“Askush nuk ka dyshim se udhëheqësit e VMRO-së nuk dëshirojnë ta dorëzojnë pushtetin për shkak se dëshirojnë të shmangen nga përgjegjësia. Por, drejtësi do të bëj të sajën, ligji do të jetë një lloj për të gjithë. Drejtësia dhe shteti i së drejtës do të funksionojnë në vend. Është gënjeshtër se do të ndryshohet Kushtetua e Republikës së Maqedonisë, është gënjeshtër se do të ketë federalizim, është gënjeshtër se do të ndryshohet flamuri, himni dhe stema e Maqedonisë, është gënjeshtër se Maqedonia do të bëhet një shtet binacional”, tha Zaev, shkruan AlsatM.

“Ekziston dokument final i cili e mbron unitarizmin e Maqedonisë dhe perspektivat euroatlantike. Ajo që është pranuar nga VMRO-DPMNE-ja, është pranuar edhe nga ne, por ne kemi pranuar shtesë Prokurorinë Speciale dhe kjo nuk është mirë për ta. Do të ketë ligj për avancimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës së bashkësive tjera etnike. Për shumicën e re parlamentare nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit në BE dhe NATO. Është e saktë se do të kërkojmë zgjidhje për çështjen e emrit por në konsultime me opozitën dhe me referendum do të kërkojmë mendimin e qytetarëve. Është e saktë se do të ketë jetë për të gjithë, Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve. Do të ketë transparencë në Maqedoni. Opozita në Kuvend, Trajko Velanovski dhe deputetët e VMRO-së, nuk do të mund të shkelin më Rregulloren dhe Kushtetutën e Maqedonisë”, shtoi më tej kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme