Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me ndërmjetësin e OKB-së për kontestin e emrit, Matthew Nimetz, ku ndërmjetësi shpalosi mendimet e tij në lidhje me rrjedhën e bisedimeve, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Në këtë takim është theksuar se negociatat vazhdojnë edhe më tej nën mbikëqyrjen e OKB-së nëpërmjet ndërmjetësit Nimetz dhe se gjatë bisedimeve të ardhshme për zgjidhjen e kësaj çështje, pozitat e liderëve i marrin ministrat për punë të jashtme të dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bashkëbiseduesit kanë theksuar edhe momentin pozitiv të krijuar në këtë fazë të bisedimeve dhe se dy shtetet tregojnë se janë të përkushtuara për ndërtim të mëtejmë të besimit të ndërsjellë.
“Në bisedimet mes kryeministrit Zaev dhe ndërmjetësit Nimetz janë biseduar përfitimet e para nga takimi ndërmjet kryeministrave Zaev dhe Tsipras në Davos, kur nga të dyja palët u shpreh vullnet i mirë për hapat e parë praktik, siç janë ndryshimi i emrit të autostradës, derisa nga ana e kryeministrit grek u paralajmërua zhbllokimi i fazës së dytë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim”, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar.
Zaev dhe Nimetz u dakorduan që edhe më tej duhet të vazhdohet atmosfera e vullnetit të mirë dhe dialogut në proces, për çka ftojnë edhe nga NATO dhe BE dhe se kjo është mënyra e arritjes së kompromisit dhe zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...