Google ADS

Zaev: Nga qershori e drejta e kthimit të TVSH-së

08:06 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se nga 1 Qershori do të fillojë projekti i kthimit të TVSH-së.

Zaev ka thënë se të drejtë të kthimit do të ketë gjithsecili që posedon letërnjoftim valid mbi 15 vite. Mirëpo ai nuk ka shpalosur më shumë detale nga projekti i ri që pritet të hyjë në fuqi nga Qershori i këtij viti.

Ai ka thënë se qytetarëve do të mundësohet e drejta e kthimit të një pjesë të TVSH-së, të cilët ata e paguajë në çdo faturë.

Kryeministri ka thënë se në këtë mënyrë do të zvogëlohet evazioni fiskal dhe se nga tani, secili qytetarë do të bëhet inspektor i vetvetes.

“Do të kërcen telefoni. Qytetarët vetë do të bëhen inspektorë, sepse bëhet fjalë për paratë e tyre” – ka përfunduar Zaev./medial

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme